Lajme

Kurti nuk e përjashton mundësinë që bandat kriminale të ngrisin sërish barrikada në veri

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 13 February 2023

Kryeministri Albin Kurti e ka lavdëruar aksionin e djeshëm të policisë me ç’rast u shkatërruan tre laboratorë të drogës në veri të vendit.

Megjithatë ai ka shtuar se bandat kriminale të sponsorizuara nga Beogradi nuk do të ndalen për t’i mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme, qoftë kjo edhe me ngritjen e barrikadave të armatosura.

“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera