Lajme

Kurti njofton qytetarët për marrëveshjen, falënderon ndërmjetësuesit

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 27 August 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar qytetarët për marrëveshjen e arritur me Serbinë, ku ka thënë se qytetarët kosovar me letërnjoftime të lëshuara nga Kosova mund të hyjnë në Serbi dhe njëjtë edhe ata të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka falënderuar ndërmjetësuesit e këtij dialogu Borrell, Lajçak dhe Escobar, po sidomos ambasadorin amerikan në Kosovë, Hovenier.

Postimi i plotë i kryeministrit:

-Advertisement-

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.

Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.

Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”, ka shkruar Kurti në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera