Kurti njofton për takimet që zhvilloi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 02 March 2024
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet që ka zhvilluar në kuadër të vizitave zyrtare në Mbetërinë e Bashkuar dhe në Irlandë.
Këtë vizitë Kurti e ka nisur në Londër dhe e ka përmbyllur në Dublin, ka ka thënë se ishte kënaqësi të rikthehej pas 20 vjetëve.
Ai ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kryeministrin e Irlandës dhe diasporën.
“Aty fillimisht u mirëpritëm ngrohtësisht nga diaspora jonë në Irlandë, të cilët i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëbisedimin. Të nesërmen u mirëpritëm nga Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ministri i shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke, për takime bilaterale që thellojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona dhe vizituam Universitetin e Qytetit të Dublinit (DUC) për mundësi të reja të bashkëpunimit”, ka shkruar Kurti.
Në postim, Kurti ka folur edhe për pjesëmarrjen në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 dhe memorandumin e mirëkuptimit me BERZH në vlerë 400 milionë euro.
“Në panelin diskutimi mes krerëve të gjashtë shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, folëm për mundësitë investuese në rajon dhe format për zhvillimin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor. E në kuadër të këtij samiti, nënshkruam me BERZh-in memorandum mirëkuptimi me vlerë 400 milionë euro për të mbështetur zbatimin e projekteve për zhvillimin e sektorëve prioritarë, dëshmi kjo e përkushtimit, maturisë e punës sonë të vazhdueshme në thithjen e fondeve nga institucione ndërkombëtare financiare”, thuhet në postim.
Ka përmendur edhe pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga ambasada e Kosovës në Londër.
“ku të ftuar e të ftuar e të pranishëm ishin dashamirë e aleatë të shtetit tonë. Kurse në fillim të javës, u mblodhëm bashkë me Miqtë Laburistë të Kosovës, nismë kjo që do t’i fuqizojë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Të pranishëm ishin dhe baronesha Catherine Ashton, deputetët Laburistë David Lammy, Christian Ëakeford, Stephen Doughty, Luke Pollard, Nia Griffith, Ëayne David, Dan Jarvis, Shabana Mahmood, Liz Tëist, Gill Furniss, Anneliese Dodds e cila është edhe Sekretare në Hije e Shtetit për Gratë dhe Barazitë, si dhe ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson”.
Tutje ka njoftuar për takimet që ka zhviluar në Irlandë.
“Nga Londra, shkuam në Belfastin historik. Zhvilluam takime me Ministren e Parë të Irlandës Veriore, Michelle O’Neill dhe zëvendësministren e Parë, Emma Little-Pengelly, Kryetarin e Parlamentit, Edëin Poots, liderin e opozitës, socialdemokratin Mattheë O’Toole dhe Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris. Bisedat të cilat i patëm me ta ishin inkurajuese dhe pozitive. U njohëm më mirë me përvojat dhe përjetimet e tyre nga historiku i Irlandës Veriore, por edhe ndamë me ta atë se çfarë Kosova përfaqëson, si shtet demokratik, me orientim të qartë pro-perëndimor e politika dhe objektiva progresiste, gjithëpërfshirëse e zhvillimore. Theksuam edhe rëndësinë e thyerjes së barrierave mes komuniteteve dhe nevojën për ballafaqimin me të kaluarën dhe kontributin për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...