Lajme

Kurti niset për t’u kthyer në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 18 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në aeroport për t’u kthyer në Kosovë.

Kanal10 mëson nga burimet e saj se Qeveria e Kosovës pas pak do të dalë me një komunikatë për medie.

Objektin e BE-së pas takimeve të përbashkëta që kanë zhvilluar, i pari që e ka lëshuar ka qenë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Sot në Bruksel janë takuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi, për media nuk është deklaruar asnjëri nga liderët. Teksa, konferencë për medie ka dhënë Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ka thënë se nuk do të dorëzohen deri të gjendet një zgjidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera