Lajme

Kurti ngushëllon popullin amerikan për vdekjen e ish-presidentit Carter

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 31 December 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Librin e Zisë dedikuar për Presidentin Jimmy Carter, në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku u prit nga Chargé d’affaires, Anu Prattipati.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit amerikan për vdekjen e presidentit Jimmy Carter.

Në Librin e Zisë, dedikuar për presidentin Jimmy Carter, në ambientet e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Kurti shkroi se “arritshmëria e madhështisë dhe dhembshurisë së tij ishin të pakufishme”

-Advertisement-

“Gjatë punës së tij të gjatë e të palodhshme për paqe në botë, fillimisht si President e më pas si burrështetas i vjetër dhe eminent, Presidenti Carter vulosi majat e politikës amerikane dhe globale, pa humbur asnjëherë lidhjen me qytetarët. Arritshmëria e madhështisë dhe dhembshurisë së tij ishin të pakufishme. Për këto e shumë të tjera, ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përjetësisht”, shkroi Kurti në Librin e Zisë, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter është ndarë nga jeta dy ditë më parë në moshën 100-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera