Lajme

Kurti ngujohet në selinë e VV’së, s’del para mediave që po e presin me orë të tëra

Autori: Gazeta inFokus 00:16 | 18 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ngujuar në zyrat e Vetëvendosjes për të mos dalë para gazetarëve, ani pse këta të fundit po e presin që disa orë për një prononcim lidhur me zhvillimet fundit rreth zgjedhjeve lokale, shkruan Express.

Ekonomia Online raporton se gjatë tri orëve të fundit mediat kanë pritur Kurtin para zyrave të Vetëvendosjes në Prishtinë, megjithatë kryeministri ka zgjedhur të mos dalë.

Nga Vetëvendosje në konferencë për media para gazetarëve ka dalë zyrtarja e lartë e VV-së Fitore Pacolli.

-Advertisement-

Për dallim nga Kurti, homologët e tij, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Memli Krasniqi i PDK-së, kanë dalë para gazetarëve për të treguar informacionet e fundit që partitë e tyre kanë marrë nga terreni.

Abdixhiku njoftoi para mediave se do të shkojë në Podujevë për të festuar fitoren e LDK-së atje, edhe pse ende nuk dihet fituesi deri të numërohen të gjitha votat, për shkak se atje po shkon garë e ngushtë në mes VV-së dhe LDK-së.

Ndërsa Krasniqi i PDK-së tha se në pesë komuna partia e tij fiton pa balotazh, ndërkohë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presin t’i fitojnë edhe 7 komuna të tjera.

Për rezultatin e zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja ka zgjedhur që para gazetarëve të mos dalë Kurit, por Fitore Pacolli.

Kjo e fundit ende insiston se Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve, edhe pse asnjë komunë deri tash nuk e ka fituar pa balotazh.

Vetëvendosje po fiton në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa në Shtime, Gjilan, Podujevë dhe Kamenicë, kjo parti po zhvillon garë të ngushtë me kundërshtarët e vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera