Lajme

Kurti nga mbledhja e dy qeverive: Kosova përjetoi traume nga shpejtësia e ndërrimit të simboleve

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 26 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duke folur për pavarësinë e Kosovës ka thënë se shoqëria në Kosovë është gjendur befas në një situatë për të cilën nuk u pyet.

Duke iu referuar kështu simboleve të vendit ai ka thënë se ky ndryshim i shpejtë dha traumë në shoqërinë kosovare.

I pari i ekzekutivit duke folur për të dy shtetet tha se ka një ndrydhje ndjenjash kur flitet për bashkimin kombëtar e për simbolet e reja të Kosovës.

-Advertisement-

“Ne shqiptarët edhe kur koha nuk është me diell por me shi themi do të jetë dita me bereqet.

Ne jemi një lis me dy degë. Tani çfarëdo që po them po analizohet mirë por edhe sikur s’do të thoja asgjë prapë do të analizonin sepse do të thonin edhe kjo është mesazh.  Ka një lloj ndrydhje të ndjenjave kur flitet për Shqipërinë, nga trauma e ndryshimit të shpejtë të simboleve që ka shkaktuar një lloj traume. Befas e gjithë shoqëria në Kosovë u gjend përballë u përball më një gjendje për të cilën nuk u pyet e nuk u debatua pra një kërkesë për  të cilën nuk dha përgjigje. E këtë e bën edhe më të dhimbshme fakti që të flasësh për këtë nuk është politikisht korrekte”, ka thënë Kurti.

Sipas tij të thuasah që jemi të  lumtur se jemi një komb i fortë është marrëzi.

“Të thuash që jemi të lumtur që jemi një komb i fortë do të ishte marrëzi, të thuash që jemi të lumtur që kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë do të ishte sa tepri po aq edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquanin për nacionalist e të thuash që do ta bashkohemi në Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat”, është shprehur Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e dy qeverive.

Kujtojmë se në këtë mbledhje pritet të arrihen 15 marrëveshje në mes të dy qeverive./Gazeta Infokus/  

MBLEDHJA LIVE:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera