Lajme

Kurti nga Krusha: Jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 26 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shkuan në Krushë të Madhe për shënimin e 23-vjetorit të masakrës

Kryeministri Kurti tha se kërkimi i drejtësisë për 241 personat që u vranë dhe masakruan është bërë shkel e shko deri tani dhe u zotua se Qeveria e tij do të punojë për të sjellë drejtësi për viktimat e krimit serb.

“Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur që për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejt. Ne duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë dhe të angazhohemi shumë për drejtësi për ne. Të gjithë së bashku, Qeveria dhe qytetarët duhet të vendosin në të njëjtin parim dhe të njëjtën sjellje”.

-Advertisement-

Kurti tha se drejtësia e Kosovës s’kanë nevojë as të jetë abstrakte as e importuar, por se kërkimi i drejtësisë për këta 241 veta pikë së pari duhet të nisë nga vetë angazhimi ynë, shkruan Express.

“Askush s’ka pse të vijë e të na mësojë krimet e luftës dhe të gjenocidit, viktimat foshnje, viktimat gra, dëshmorët dhe të burgosurit, inteligjencën e përdhosur, përkundrazi ne duhet t’u mësojmë atyre që përpiqen të harrojnë fatin e atyre mijëra njerëzve në Kosovë. Për dhimbjen tonë, por edhe për të mirën e vetë atyre”.

Kurti tha se dhimbja në Krushë të Madhe nuk është zhdukur dhe se është realiteti i përditshëm i vendit.

“Historitë në Krushë janë të jashtëzakonshme e do të tregohen në breza. Jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë, është mësimi që na japin gratë e Krushës. Kjo është historia jonë që na obligon shumë të gjithë neve për kujdes e solidaritet e sidomos për kujtesë të fortë. S’mund të harrojmë asnjë dhe asgjë”.

Për mosndëshkimin e askujt për krimet e Serbisë në Krushë, Kurti tha se e “këtë e kemi kuptuar pas dy dekadave të humbjes së kohës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera