Lajme

Kurti nga Estonia: Jeni model për Kosovën në rrugëtimin drejt ngritjes së institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 18 November 2022

Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një konferencë të përbashkët për media me Kryeministren e Polonisë Kaja Pallas, pas takimit bilateral të mbajtur, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti tha se kjo është vizita e tij e parë në Estoni si kryeministër i Kosovës.

“Faleminderit për mik pritjen e ngrohtë”, ju drejtua Kurti, Pallas pasi mori fjalën.

-Advertisement-

Në takim Kurti u shpreh se Estonia me Kosovën ndajnë vlera të përbashkëta të demokracisë.

“Ne kemi diskutuar për luftën në Evropë si dhe për vëmendjen e veçantë në Estoni e Kosovë. Ne ndajmë vlera të përbashkëta të lirisë demokracisë me Republikën e Estonisë”, tha Kurti.

”Estonia është model për Kosovën në rrugëtimin drejt ngritjeve institucionale”, u shpreh Kurti.

Kurti duke çmuar lart siç tha ai mbështetjen që merr shteti ynë nga Estonia në rrugëtimin drejt liberalizimit të vizave theksoi se janë zotuar për marrëdhënie sa më të mira me shtet fqinje dhe se Kosova është gati të krijojë aleancë me shtetet demokratike.

“Ne e çmojmë mbështetjen e Estonisë për liberalizim të vizave për Kosovën, jemi zotuar për marrëdhënie të mira fqinjësore sepse jemi aleat i mirë për gjitha shtetet Demokratike”, me këto fjalë përmbylli Kurti fjalimin për ti lënë hapësirë gazetarëve ti shtrojnë pyetje më pas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera