Lajme

Kurti: Nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në lu ftë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 10 June 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftën e fundit. Këtë deklaratë ai e ka bërë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës me temën: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”.

Ai ka thënë se si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë, ndërsa ka uruar që Kosova të jetë gjithmonë e lirë.

“35 vjet më parë në mes te muajit qershor të vitit 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët para të lirisë. Akademitë përkujtimore deri tani më shumë kanë qenë faktografike se shkencore”.

-Advertisement-

“Ne si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë. Duke iu uruar mbarësi në këtë konferencë urime 25 vjetori i çlirimit, e paçim Kosovën gjithmonë të lirë”, tha Kurti.

Kryeministri gjithashtu përmendi se nga lufta në Kosovë u vranë mijëra njerëz, u shkatërruan mijëra shtëpi si dhe shumë qytetarë u bënë refugjatë.

“Mbi 13 mijë të vrarë, mes tyre 1 mijë fëmijë. Kosova ishte mbushur me varre, e shumë kufoma ishin fshehur në varreza masive në Serbi”, pohoi ai.

Kryeministri theksoi se përgjatë këtyre 25 viteve janë bërë përkujtime për dëshmorë, por që tash është koha që për historinë dhe trashëgiminë e Kosovës të bëhen hulumtime shkencore.

“Tani që po bëhen 25 vite nga lufta është koha që diskutimet dhe hulumtimet tona të shkojnë në secilën herë të bëhen më shkencore”, pohoi ai.

25-vjetori i çlirimit të Kosovës do të shënohet me disa aktivitete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera