Lajme

Kurti në vitin 1997 për Fehmi Lladrovcin: Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i tij, s’ka gjë që na ndal

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 22 September 2020

Dy dekada e dy vite më parë ranë heroikisht Fehmi e Xhevë Lladrovci.

E për këtë datë ka shkruar edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti kujton vitin 1997 kur Adem Demaçi i kishte përshkruar Lladrovcin, Albin Kurtit.

-Advertisement-

“Fehmi Lladrovci ishte siç ma kishte përshkruar Adem Demaçi: porsi prushi (“zharavë”, nofkë kjo e Bacës Adem për të nga koha e burgut në Stara Gradishkë të Kroacisë). Përveçse i burgosur politik, Fehmi Lladrovci ishte inxhinier i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa ka treguar edhe se çka ka menduar në atë kohë për heroin Fehmi Lladrovci, shkruan Gazeta Infokus.

“Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i Fehmi Lladrovcit, s’ka gjë që na ndal, mendova me vete”.

Krejt këto i ka kujtuar derisa ka bërë homazhe tek përmendorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

“28 nëntorin 1997 e kemi kremtuar bashkë në München të Gjermanisë. Mandej udhëtuam për Düsseldorf ku qëndruam një natë, para se të vazhdonim për Amsterdam prej nga fluturuam për ShBA”.

“Mbresa të pashlyeshme sot teksa bëmë homazhe te përmendorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit që para 22 viteve ranë heronj bashkë me ushtaren Fatime Hetemi”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera