Lajme

Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 22 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë. Kurti ka rikujtuar faktin se në Batajnicë janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.

Kurti në fund të reagimit të tij ka thënë se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.

-Advertisement-

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu. 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti./Express/

In a mass grave in Batajnica, the bodies of 744 Kosova Albanians were hidden, incl. 46 members of the Berisha family. Instead of a memorial to war victims, Serbia is holding military exercises there for “Armed Forces Day”. Bodies can be hidden, but the truth cannot be buried.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera