Lajme

Kurti në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, do të takohet me kancelarin Scholz

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 16 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur mbrëmë drejt Tiranës.

Ai, siç njofton zyra e tij, është nisur për kryeqendrën e Shqipërisë, për të marrë pjesë ne Samitin e Procesit të Berlinit.“Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë,

Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Rama ka deklaruar se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por siç tha ai, nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera