Lajme

Kurti në takime në Bruksel, Molliqaj: Ai është përcaktuar për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 17 August 2022

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë para takimit mes Kurtit dhe Vucicit se kryeministri kosovar është përcaktuar për Asociacionin me komuna serbe(ASK).

Kurti ka qenë kundërshtar i madh i ASK-së sa ka qenë në opozitë dhe madje i kishte vënë emrin serb “Zajednica” në mënryë që ta paraqiste sa më ulët që është e mundur. Molliqaj thotë se paqe mes popujve nuk ka nëse formohet ASK-ja, ndërsa ai beson që Kurti tanimë është përcaktuar përë këtë.

“Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion. Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë”, shkruan Molliqaj.

-Advertisement-

“Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera