Lajme

Kurti në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për Banjskën dhe të drejtat e komuniteteve joshumicë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 06 Nëntor 2023

Kryeministri Albin Kurti e priti sot shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin Zyra e Kryeministrit tha se “biseduan për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë”.

“U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim, ZKM thotë se u fol edhe për “angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë” me ç‘rast “Kryeministri falënderoi Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy