Lajme

Kurti në takim me nënkryetarin e Bujanocit, flasin për sulmin terrorist në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 06 October 2023

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me nënkryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Ata kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve në Serbi.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

-Advertisement-

”U dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera