Kurti në takim me komandantin e KFOR’it
Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 07 April 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë pritur sot takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici.
Kryeministria ka dhënë detaje për këtë takim përmes një komunikate që kanë nisur për media.
“Komandanti i KFOR-it, Federici e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re. Ai konfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm. Ai e njoftoi për masat e reja kundër Covid-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga sot kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër Covid-19”, shkruhet në komunikatë.
Të tjera
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...
-
Osmani tregon se si veproi Adem Jashari kur iu ofrua një cigare gjatë Ramazanit në luftë
Hoxha Osman Musliu, ka rrëfyer disa detaje gjatë muajit të Ramaznit në periud...
-
Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Dëshmor...