Lajme

Kurti: Në SHBA kërkova që Perëndimi të bëjë më shumë trysni për t’i vënë para drejtësisë sṳlmuesit e Banjskës

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 August 2024

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e përmendi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shkoi me ftesë të NDI, senatorëve dhe kongresistëve që i takoi iu ka kërkuar më shumë trysni që organizatori i atij sulmi, Milan Radoiçiq dhe pjesëmarrët e tjerë në atë sulm të dalin para drejtësisë.

“Para katër ditësh u mbushën plot 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajtur përgjegjëse dhe vijon të mos e dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj Milan Radoiçiq”, tha Kurti.

-Advertisement-

“Edhe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimet bilaterale me senatorë e kongresistë amerikanë në margjinat të Koventës së Demokratëve kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatër, përgjegjës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera