Kurti në pritjen lamtumirëse të shefit të EULEX-it: Sundimi i ligjit në Kosovë s’ka qenë kurrë më i fortë
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 08 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse për nder të shefit të Eulexit, Lars Gunnar Wigermark, në përfundim të mandatit të tij.
Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit thuhet se mënyra më e përshtatshme që një qeveri mund të shprehë falënderimet e saj ndaj një organizate të huaj ndihmëse është t’ia dëshmojë asaj se nuk është më e nevojshme.
“Dhe gjithashtu, komplimenti më i lartë që mund t’i bëj ambasadorit Wigemark, teksa mbylli tri vjet e gjysmë shërbim të shquar, është se nën udhëheqjen e tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit është bërë, në pjesën më të madhe, më shumë e panevojshme se kurrë më parë”.
Duke shprehur mirënjohje të thellë për punën e tij në krye të kësaj organizate, kryeministri tha se qëllimi përfundimtar i institucioneve të huaja të ndihmës nuk është të qëndrojnë përgjithmonë në vendet që ata ndihmojnë.
Përkundrazi, sipas tij, është për t’i përgatitur ato vende që të qëndrojnë në këmbët e tyre.
Sipas kryeministrit Kurti, sundimi i ligjit në Kosovë “nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në këtë fushë, veçanërisht në dy vitet e fundit”.
“Kurti e veçoi rëndësinë e EULEX-it dhe praninë e tij në javët e fundit në Mitrovicën e veriut, ku sundimi i ligjit ende nuk është vendosur plotësisht. Ai falënderoi gratë dhe djemtë e guximshëm të EULEX-it për shërbimin e tyre, së bashku me Policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit kundër milicisë së dhunshme dhe grupeve kriminale të nxitura dhe sponsorizuara nga Beogradi”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Kryeministri përmbylli fjalën e tij duke ngritur një dolli për ambasadorin Wigemark për gjithçka që ai ka bërë për popullin e Kosovës.
Të tjera
-
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive duhen të jenë kolegjiale brenda KQZ-së
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se v...
-
Deri në katër orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdarja
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi t...
-
Policia jep detaje për plagosjen me ạrmë zjạrri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan ...
-
Ky është personi që u plạgos sonte në Dragodan
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Plagoset me ạrmë zjạrri një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Aksident trafiku në Vranjevc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Vranjevc, e njohur ndryshe ed...
-
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Cetinje
Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë s...
-
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dë...
-
Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kry...
-
Vdẹs kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës n...
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Klinë, njëri nga ta po trajtohet në QKUK
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugë...