Kurti në përvjetorin e vrasjes së “Sandokanit”: Ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 08 October 2024
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar heroin Abedin Rexha i njohur si “Sandokani” në 26 vjetorin e vrasjes së tij.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti thotë se Sandokani ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së.
“Rezistenca e tij e armatosur përballë forcave policore serbe, ishte bërë shkaktare e një serie ngjarjesh që çuan deri te dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot bëhen 26 vite nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës sapo e kishte kaluar ofenzivën e forcave armike serbe të verës së vitit 1998 dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për njerëz si Abedin Rexha që mund t’i kontribuonin riorganizimit të saj. Një vit më parë, pasditën e 25 nëntorit të vitit 1997, një makinë e policisë serbe kishte shkuar të patrullonte në fshatin Vojnik të Skenderajt, në lagjen e Binakëve. Atje, ata ishin ndeshur në rezistencë të armatosur nga vëllezërit Brahim, Afrim dhe Abedin Rexha që bashkë me kushëririn e tyre Hamit Rexhën, luftuan me policinë e Serbisë edhe kur ata u përforcuan me dy autoblinda dhe katër makina, duke u bërë rreth 40 policë. Ndërkohë i kishin dërguar dy djem fare të rinj të thërrisnin për ndihmë: njërin në Prekaz te Adem Jashari, kurse tjetrin në Aqarevë te Sylejman Selimi. Atë ditë, nga luftimet mbeti i plagosur djaloshi 11 vjeçar, Baki Krasniqi. Të vetëdijshmen që të nesërmen policët serbë që i kishin zbrapsur do të ktheheshin sërish, atë mbrëmje, grupet e armatosura të Drenicës u mblodhën në odën e Sylejman Selimit në Aqarevë, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm. Nën drejtimin e Adem Jasharit, ata vendosën që të nesërmen herët në mëngjes t’u zënë pritën policëve në fshatin Rezallë e Re. Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit 1997, në pritje të forcave policore serbe, mbi 20 burra të armatosur u ndanë në grupe në Klysyrë. Ndër ta ishin Adem Jashari, Mujë Krasniqi, Abedin Rexha, Sylejman Selimi, Zenun Kodra, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, Nuhi Geci, Shemsedin Geci, Ilaz Dërguti, Rushit Vojvoda, Rrahim Hoxha etj”, ka shkruar shefi i qeverisë, njofton Klankosova.tv.
Tutje, kryeministri shkruan se Abedin Rexha kishte filluar aktivitetin e tij qysh në fund të viteve ’80, kur bashkë me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin kishte shpërndarë edhe trakte e shkruar afishe kundër regjimit të Serbisë në Kosovë.
“Ashtu siç pritej, rreth 150 policë serbë erdhën dhe me t’u futur në grykën mes maleve, Adem Jashari me shokë i sulmuan duke luftuar për mbi tre orë me ta dhe duke i detyruar të ktheheshin pas sikur një ditë më parë. Në tërheqje e sipër, duke shtirë anash rrugëve, policët serbë e plagosën në Llaushë mësuesin Halit Geci, i cili vdiq nga plagët e marra. Gjithë ditën e nesërme, më 27 nëntor, u bënë përgatitje për varrimin e tij, ku u vendos që të flitej publikisht në emër të UÇK-së. Kështu më 28 nëntor 1997, në varrimin e Halit Gecit në Llaushë, për herë të parë u shfaqën në publik luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht Rexhep Selimi që mbajti një fjalim teksa në krah të tij ishin Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj. Abedin Rexha kishte filluar aktivitetin e tij qysh në fund të viteve ’80, kur bashkë me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin kishte shpërndarë edhe trakte e shkruar afishe kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. I hetuar nga policia serbe, më 1992 ai kishte migruar në Gjermani, ku jetoi deri më 1996, kur u kthye në Kosovë duke u rilidhur me Adem Jasharin. Më 6 maj 1997, ai ishte bashkë me grupin e ushtarëve të UÇK-së ku ishin edhe Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci, Ramiz Lladrovci, Ilaz Kodra, Rafet Rama, Ramush Haradinaj etj., kur rrugës për të hyrë në Kosovë, ra dëshmor Luan Haradinaj. Në korrik të vitit 1997, Abedin Rexha kishte bashkëpunuar dhe kishte hyrë në Kosovë edhe me Adrian Krasniqin, Ilir Konushevcin e Ilaz Kodrën. Në gusht të vitit 1998, ai ishte caktuar Komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Por as dy muaj më pas, më 8 tetor 1998, ai u vra tragjikisht, në një situatë fatkeqe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Kurtit, njofton Klankosova.tv.
“Në kujtim të Abedin Rexhës – “Sandokanit” të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarit të paepur për lirinë e Kosovës”.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...