Kurti në Pediatri s’flet për politikë – zotohet për investime të reja
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 12 June 2023
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rezonancën në Spitalin e Pediatrisë në QKUK.
Kurti me këtë rast tha se kjo rezonancë është në vlerë mbi 1 milion euro dhe së është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Edhe pse gazetarët insistuan që të marrin një qëndrim prej tij për zhvillimet politike në vend ai nuk u përgjigjë e vetëm shtoi se në vjeshtë edhe spitali i Prizrenit do të bëhet me rezonancë magnetike.
“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në spitalin e Prizrenit. Në njërën anë ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientet”.
“Me qenë se shërimi dhe terapia varen shumë prej diagostifikimit sa më cilësor sa më të thellë kjo në njërën anë varet nga kuadri mjekësore ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne që është kjo rezonancë magnetite. Vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe që është sërish donacion për çfarë ne edhe falënderoj Emiratet e Bashkuara Arabe. Ta gëzojnë edhe mjekët edhe pacientët”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në Neurokirurgji tani është në proces një projekt me teknologjinë më moderne për intervenimin e shumë rasteve.
Ai ka thënë se ata janë duke punuar me një intensitet të shtuar për të shkurtuar edhe listave pritjes në një anë edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.
“Është në vazhdën e punës të cilën jemi duke e bërë kohën e fundit realisht me një intensitet të shtuar për të shkurtuar edhe listave pritjes në një anë edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Janë edhe disa projekte të rëndësishme që janë duke u kryer që deri në vjeshtën e këtij viti përveç rezonancës në Prizren edhe përveç pjesës diagnostikuese janë edhe pjesë intervenuese ku në vetëm në Neurokirurgji tani është një proces një projekt me teknologjinë më moderne për intervenimin e shumë rasteve të cilat deri më tani për shkak që të ndryshme, për shkak të mungesë së këtyre pajisjeve fatkeqësisht pacientet tanë është dashur që të kërkojnë ndihmë jashtë institucioneve publike shëndetësore. Është bërë lista prej 42 milion euro investime e cila do të adresoj investime në infrastrukturë edhe në pajisje”.
Drejtoresha e Pediatrisë, Naqize Hoxhaj, tha se me funksionalizimin e kësaj rezonance do të zvogëlohen listat e pritjes dhe fëmijët do ta marrin shërbimin menjëherë, raporton EO.
“Kjo është rezonanca e tret magnetike në QKUK që është, por kjo është e dedikuar vetëm për fëmijët. Rezonancat tjera kanë punuar ne besojmë tash me marrjen e kësaj rezonancë me fillimin e puse me këtë rezonanca do të zvogëlohen listat e pritjes dhe fëmijët do ta marrin shërbimin menjëherë”, tha ajo.
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...