Lajme

Kurti në Mitrovicë, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe platformën

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 14 January 2018

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar në qytetin e Mitrovicës.

Atje ai është takuar me aktivistë të lëvizjes, me të cilët ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve të brendshme si dhe platformën e tij si kandidat për kryetar, përcjellë Klan Kosova.

“Biseda ishte e frytshme, me diskutim të gjerë mbi problemet dhe mundësitë shoqërore e organizative”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Me posht mund të shikoni postimin e plote në Facebook:

“Çështja gjinoreOrganizata jonë përballet me të njëjtat probleme që i përjeton edhe shoqëria jonë e gjerë. Ndër problemet më shqetësuese, është diskriminimi gjinor.

Këtë problem nuk mund të pretendojmë ta zgjidhim në shoqëri, nëse nuk e zgjidhim në organizatë.

Jam i vetëdijshëm se nuk ekzistojnë receta përfundimtare për zgjidhjen e këtij problemi, i cili ekziston edhe në vendet më të zhvilluara e të emancipuara të botës.

Megjithatë, nuk mund të rrimë pasivë, si Lëvizje, ndaj fyerjes dhe abuzimit që nënkuptohet prej pabarazisë.

Kosova nuk do të fitojë me Lëvizjen nëse Lëvizja nuk është e grave po aq sa e burrave, sepse edhe Kosova duhet të jetë e grave po aq sa e burrave.

Hapa fillestarë, por urgjentë në këtë drejtim janë këto:– Funksionalizimi i komisionit disiplinor, ose themelimi i një komisioni për çështje gjinore, i cili specializohet në shqyrtimin e çështjeve të kësaj natyre, dhe në disiplinimin e tyre.

Seksizmi në momentin që bëhet cenim i integritetit fizik e moral të dikujt, duhet ndëshkuar pa u falur.

– Edukimi i vazhdueshëm përmes Sekretariatit të Gruas Aktiviste në bashkëpunim me Sekretariatin për Formim Ideopolitik, duke mbajtur takime vetëdijësuese me aktivistë në secilën qendër, trajnime e kurse për gjuhë të huaja, të folurit në publik, duke shpërndarë materiale të përkthyera, e duke nxitur shkrimin dhe diskutimin e temave që lidhen me çështjet gjinore brenda e jashtë organizatës.

– Çdo anëtare e re, pra rishtas e anëtarësuar në VETËVENDOSJE!, për një periudhë fillestare tremujore ta ketë një vajzë ose grua anëtare të mëhershme të Lëvizjes si mentore.

– Nxitja e takimeve të aktivisteve në formën e “sisterhoods” (motëri) në të gjitha Qendrat, me synim krijimin e një komunikimi më të shpeshtë e më cilësor mes tyre, ku fuqizojnë zërin e tyre kolektiv brenda në Lëvizje, shkëmbejnë përvoja, edukojnë njëra-tjetrën, edukojnë edhe djemtë e burrat, si edhe ndikojnë në gjithë Lëvizjen.

– Kod i Sjelljes për të gjithë anëtarët, me theks të veçantë për djemtë dhe burrat, mbi komunikimin dhe shprehjet e papranueshme. Gratë dhe vajzat duhet të kenë ambient pune e diskutimi të sigurt e pa siklet.

– Do të synohet të mbërrihet sa më parë barazia gjinore në punësim, në administratën e Lëvizjes. Në mandatin e ardhshëm Lëvizja duhet ta rishikojnë statutin edhe nga këndvështrimi feminist dhe të kthehet në model për respektimin e barazisë gjinore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera