Lajme

Kurti në Kuvend: Greva po përdoret si armë kundër meje

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 22 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ku po debatohet për grevën në arsim ka akuzuar sërish SBASHK-un për shantazh.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka tentuar të bëjë dialog social me sindikalistët, por se nga ana e këtyre të fundit ka munguar sinqeriteti.

“Më 1 shtator i kemi takuar kreun e BSPK-së, dhe aty ne kemi ofruar që pakon për përballje me inflacionin ta paralajmërojmë bashkë. Unë jam i interesuar që si socialdemokrat ti forcoj sindikatat. Nuk kanë pranuar, ndonëse ajo pako është e favorshme, jo vetëm për ta por për të gjithë. Më 3 shtator dal në konferencë për media dhe e paralajmëroj këtë pa kreun e BSPK-së, pako kjo që e tejkalon 300 milionëshin e vitit të kaluar. Ma gjeni një qeveri që e ndan një sukses të tillë bashkë me sindikatat. Më 13 takohemi me Këshillin Grevist, sepse qëndrimi im gjithmonë ka qenë të takoj kreun e BSPK-së dhe Ministrja e Arsimit është ajo që takon kreun e SBASHK. Kështu institucionet komunikojnë me njëra tjetrën, jo individët.

-Advertisement-

Më 13, i kam pasur dy ministrat me vete. Në këtë takim iu kemi ofruar edhe ta paralajmërojmë bashkë daljen në diskutim publik të Projektligjit për Paga. Nuk u pranua, të nesërmen unë dal në konferencë dhe e paralajmëroj dy ditë më vonë.  Në atë takim nuk kanë mundur të na refuzojnë sepse dilnin absurd. Na thanë po e konsultojmë anëtarësinë. Por çka ndodhi? Dalin para mediave dhe thonë greva vazhdon”, ka thënë Kurti.

Kurti ka akuzuar edhe partitë opozitare duke thënë se greva po përdoret si armë kundër Qeverisë. Kurti përmendi fjalimet e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj duke thënë se fjalimet e tyre dëshmuan më së miri se problemin e kanë me kryeministrin dhe nuk e kanë hallin tek greva.

“Krerët sindikal nuk janë kurrfarë viktimash, është e qartë. Viktima janë nxënësit. Në këtë polarizim të skajshëm ka përpjekje për viktimizim të individëve. Këto teza për viktimizime të individëve, çfarë gjuhe, u përdor, kush kujt çka i tha, mendoj se janë për zhvendosje të vëmendjes. Greva është shpallur më 17 gusht, ditën kur jam nisur për Bruksel. Unë të nesërmen isha në negociata 5 orë me presidentin serbe, ndërsa në Kosovë lajmi kryesor ishte për grevat. Këtu dy deputetë e thanë të vërtetën e polemikës. Ata treguan qartë se e kanë me mua. Ata kanë problem me mua. Në rregull se për atë është opozita. Pal Lekaj e Ferat Shala e kanë me mua. Është në thelb një mosnjohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit. Halli është që unë jam kryeministër, jo greva. Greva po përdoret si armë ndaj kryeministrit. Ky është qëllimi kryesor nga ajo që thanë këta dy deputetë. Po përmendet që kam krituar pse më ka thënë vëlla. Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në ndërtesën e Qeverisë. Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni. Natyrisht se irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit dhe më thotë “vëlla”. Të flasësh me terma të vllaznillakut për arsimin mes kryeministrit dhe sindikalistët nuk do të jetë praktikë sa të jem unë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera