Lajme

Kurti në Irlandë flet për “planet e Qeverisë që synojnë kthimin e trurit të bashkatdhetarëve në Kosovë”

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 01 March 2024

Me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi e bashkëbisedoi me mërgatën.

Në njoftimin për media, thuhet se ky takim i parë me diasporën u karakterizua nga diskutime për shtetin, për të tashmen e të ardhmen.

Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës.

-Advertisement-

“U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe”, ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje theksohet se diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe “si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”.

Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera