Lajme

Kurti në hapjen e projektit “Ura”: Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 08 October 2021

“Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё, tё tillё qё promovon krijimin e mundёsive tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt e saj pa dallim etnie, religjioni apo kulture”, tha kryeministri së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e projektit “Ura” (“Bridge”), një iniciativë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qendrës së Trajnimeve të RIT Kosovë.

“Diversiteti qё ne kemi nё Kosovё ёshtё vlerё e shtuar, prandaj kohezioni social dhe integrimi duhet tё jenё shënjues tё progresit tonё shoqёror e ekonomik”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi rёndёsinё e arsimit dhe aktiviteteve multikulturore qё i edukojnё fёmijёt e tё rinjtё qё tё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr njё shoqёri demokratike.

“Qeveria e Kosovёs e sheh arsimin si platformё shumë të rëndësishme, me tё cilёn fuqizohen individёt dhe shoqёria jonë, me tё cilёn krijohen potenciale qё individёt tё shndёrrohen nё agjentё të ndryshimit dhe tё bёhen kultivuesit kryesorë tё transformimit social”.

Krijimi i urave qё ndihmojnё kёtё komunikim të perceptimeve tona shoqërore, u vlerësua nga kryeministri si një mundësi më shumë pёr pranim tё tjetrit dhe promovim demokratik të kulturave të ndryshme.

Bazuar në suksesin e dëshmuar të programeve të mëparshme të Ambasadës Amerikane në Kosovë, qё vazhdon tё jetё partner strategjik nё zhvillimin social e ekonomik tё Kosovёs, Kurti shprehu besimin se “Ura” do të shërbejë njëmend si urë lidhëse mes të rinjve kosovarë, të cilët kanë etni të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Të tjera