Lajme

Kurti në fushatën: “Blloko urrejtjen. Fal Dashni”

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 28 October 2021

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës së përbashkët vetëdijësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” (“Block the Hatred. Share the Love!”).

“Me Programin tonë qeverisës jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë. Këtë do ta arrijmë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,” tha Kurti, transmeton Gazeta Infokus.

Ai veçoi vendimin nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, për miratimin e programit pesë vjeçar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

-Advertisement-

“Vendimet që marrim në jetë janë vërtetë zgjedhje dhe përgjegjësi individuale, por askush nuk duhet të vuaj për to për shkak të mungesës së lirive e të drejtave, por edhe mundësive,” tha kryeministri Kurti, duke theksuar se mundësitë e barabarta nuk vijnë vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga krijimi i parakushteve për rezultate dhe sukses.

Fushata e nisur sot në Prishtinë “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” synon të informojë dhe edukojë shoqërinë dhe veçanërisht rininë, për rolin që secili ka në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve dhe individëve të veçantë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera