Lajme

Kurti në fushatë në Ferizaj, inspekcioni shkon për zbatimin e masave antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 11 October 2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në një tubim elektoral në komunë e Ferizajt.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për krytar të Ferizajt është Valon Ramadani.

Në lokalin ku po mbahet ky tubim prezent janë edhe inspekcioni për të parë zbatimin e masave antiCOVID të marra nga qeveria që e udhëheq vetë Kurti.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse inspektoret e pranishme në këtë tubim do të shkruajnë gjoba por ajo që dihet është se tubimi nuk është ndërprerë deri tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera