Lajme

Kurti në fund të javës viziton Zvicrën

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 20 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të javës do të bëjë një vizitë kortezie në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë.

Ai do mirëpritet nga ministri i Brendshëm Alain Berset, i cili mban presidencën e rradhës zvicerane këtë vit.

Çështjet aktuale rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës do jenë temë diskutimi.

-Advertisement-

Në mbrëmjen e vizitës së tij, Kurti do të zhvillojë një takim në Ambasadën e Kosovës në Bernë me kandidatët shqipfolës për Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Le Canton27.ch.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ai do të takohet edhe me mërgimtarë në disa kantone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera