Kurti në Ditën e Dëshmorëve: Janë ata që me jetën e tyre, mundësuan lirinë si kusht dhe dinjitetin si atribut të jetëve tona

Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 05 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 5 majit Ditën e Dëshmorëve të popullit shqiptar ka kujtuar të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut, shkruan Gazeta Infokus.
Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ata janë shkruesit, aktorët dhe publiku i të gjitha akteve të dramave të historisë së kombit shqiptar.
“Janë ata, që idealet e lirisë dhe dashurisë për atdheun, i trupëzuan në qenien e tyre. Ata janë njëshat e dalë nga shumësia jonë, që mendimet dhe bindjet politike, i përkthyen në veprime dhe betejë. Janë ata që me jetën e tyre, mundësuan lirinë si kusht dhe dinjitetin si atribut të jetëve tona. Ata janë dëshmorët e kombit! 5 maji, është dita e të gjithë dëshmorëve të rënë kurdo dhe kudo për lirinë e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti.
Poashtu përmes këtij njoftimi kryeministri tha se 5 maji është dita e përkujtimit të veprës së tyre.
“Dëshmorët janë dëshmitarët aktivë të secilit hap të bërë prej paraardhësve, prej nesh dhe prej pasardhësve tanë, në udhëtimin tonë të përbashkët që kurrë nuk përfundon, të quajtur histori. 5 maji është dita e përkujtimit të veprës së tyre, kurse liria jonë, është vetë kjo vepër, e jetuar si gjendje prej të gjallëve të secilit brez, të shkuar, të tashëm dhe atyre që do të vijnë. Ata janë emra të përveçëm, të rënë në grup apo individualisht, në rrugë dhe kohëra të ndryshme, që shkojnë e shkrihen në një vorbull që përmbledhë të gjitha lëvizjet e shqiptarëve për liri. Dhe të gjithë këta emra individësh, kanë një emër të përbashkët, emërtuesin e tejkohshëm të dëshmorit të kombit”, ka shtuar Kurti./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Të tjera
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...
-
Profili problematik i vëllait të Butës – çfarë kishtë bërë ai në të kaluarën?
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Nis eksporti nga porti i Mariupolit, Ukraina: Pas grurit, Rusia po na vjedh dhe çelikun
Pas javësh të gjata luftimesh, më në fund ka nisur puna për eksportin e mallr...