Lajme

Kurti në cilësinë e kryetarit të VV’së: Kemi pasur edhe momente jo fort të mira

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 23 October 2022

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të dielën mbledhjen e 49’të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, ku një adresim pati edhe kryetari i kësaj partie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Derisa foli për sukseset e VV’së që nga koha kur ishte në opozitë, protestat që zhvilluan e deri te qeverisja aktuale, Kurti nuk la pa përmendur edhe momente të cilat ai i konsideroi “jo fort të mira”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një prej këtyre momenteve kritike, Kurti përmendi zgjedhjet e kaluara lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë vetëm katër komuna, në krahasim me zgjedhjet nacionale ku kjo parti mori mbështetjen e shumicës.

-Advertisement-

“Ka pasur edhe momente jo fort të mira. Siç ka qenë, për shembull, performanca në zgjedhjet lokale sa i përket komunave që udhëheqim, meqenëse ne i fituam për kryetar vetëm katër sosh: Gjilanin me Alban Hysenin, Podujevën me Shpejtim Bulliqin, Shtimen me Qemajl Aliun dhe Kamenicën me Kadri Rrahimajn. Për këto, ne kemi diskutuar gjatë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm, në mbledhje me qendra të lëvizjes sonë, e në kryesi të Vetëvendosjes. Kemi bërë vetëkritikë dhe kritikë e kemi punuar drejt zgjidhjes së problemeve”, tha Kurti në fjalimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera