Lajme

Kurti në Bratisllavë: Sa të ka kërcënime me “Ubij-ubij” dhe grafite “Z” do të ketë njësi speciale nëpër komuna

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 31 May 2023

Kryeministri Albin Kurti është duke folur në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Bratisllavë.

Në një intervistë para të pranishmëve ai është duke folur për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur procesin zgjedhor dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Kur kryetarët e zgjedhur nisën të shkojnë në punë, ata u sulmuan bashkë me policët e Kosovës dhe të KFOR-it”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar të thotë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk mund të tërhiqen që atje.,

“Kosova ka 38 komuna dhe në secilën prej tyre qëndrojnë disa policë dhe është situatë normale. Sa të ka dhunë jashtë në katër komunave veriore, shumë dhe grafite me ‘Z’ që tregohet admirimi për Putinin dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, duhet të jemi me njësi speciale nëpër komuna. Atje bëhen thirrje me ‘ubij-ubij’ që do të thotë ‘vriti-vriti’”, ka shtuar Kurti, njofton KlanKosova.tv.

“Nuk e dorëzojmë republikën. Nëse këta kryetarë nuk duhet të jenë nëpër komuna, kush duhet të jetë?”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera