Lajme

Kurti në 23 vjetorin e çlirimit: Do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 12 June 2022

Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, krerët shtetëror kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Duke uruar qytetarët në këtë ditë çlirimi, ata u zotuan se do të angazhohen për drejtësi për të gjitha viktimat, dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara te popullit i Kosovës nga forcat serbe.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në këtë ditë shprehu falënderimin dhe përkuljen para kontributit të të gjithë atyre që trasuan rrugën për liri dhe pavarësi.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se institucionet e Kosovës nuk e harrojnë të kaluarën dhe se angazhohen për drejtësi për viktimat, dëmet dhe vuajtjet e popullit të Kosovës.

-Advertisement-

“Ne me siguri si institucione të Republikës së Kosovës, nuk e harrojmë kurrë të kaluarën, do të insistojmë dhe do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet, e vuajtjet që na u kanë shkaktuar dhe në këtë mënyrë bashkë me popullin e Kosovës që është i jashtëzakonshëm e kemi të sigurt dhe shumë më të mirë të ardhmen përpara”, theksoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera