Kurti: Nderojmë diversitetin duke nderuar njerëzit me autizëm

Autori: Gazeta inFokus
17:19 | 01 April 2022
Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ndjehet i kënaqur të jetë në ngjarjen e organizuar nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, “që bashkë ta shënojmë këtë ditë dhe të njohim e të çmojmë mënyrat e panumërta me të cilat njerëzit me autizëm kontribuojnë në familje e në shoqëri”.
“Kjo ditë le të na shërbejë për të rritur dhe shtuar njohuritë për autizmin, e për të ndryshuar botëkuptimet.
Por edhe për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë sonë”, tha Kurti, përcjellë zyra e Kryeministrit për Informim.
Kryeministri theksoi se ndërgjegjësimin në rritje duhet ta përkthejmë në rritje të veprimit dhe të punës së përbashkët për të adresuar sfidat e shumta.
“Duke filluar nga ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e diagnostikimit dhe të ndërhyrjes së hershme. Dëshmitë shkencore tregojnë se ndërhyrja e hershme çon në rezultate pozitive të mëvonshme në jetë, për njerëzit me autizëm”.
Ai tha se vitin 2022 Qeveria e Republikës së Kosovës ua ka kushtuar personave me nevoja të veçanta, andaj ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të punuar bashkë me institucionet dhe organizatat partnere.
Kurti tha se bashkë me organizatat partnere, prindërit e familjet, do të shtojmë angazhimin për të ndërmarrë hapa konkretë për tejkalimin e barrierave sistematike me të cilat përballen njerëzit me autizëm në jetën e tyre të përditshme.
Për të shtuar mbështetjen për personat me autizëm, në aspektin e edukimit, ofrimit të shërbimeve sociale e shëndetësore, kujdesit më të mirë, integrimit, solidaritetit e mundësive për avancim.
Kryeministri veçoi “Javën e Diversitetit”, që së shpejti do të organizojnë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe organizatat partnere, ku fëmijët me autizëm do të shprehin talentin e tyre në garën e vizatimit.
Gjatë këtij viti do të punësohen 100 asistentë në të gjitha komunat e Kosovës, për mbështetjen profesionale të fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijëve me autizëm.
Kryeministri tha se do të mundësoj pjesëmarrjen efektive në klasë, ndërsa klasa gjithëpërfshirëse do të funksionojë për të arritur potencialin e të gjithëve pa dallim.
“Sot, pra e nderojmë diversitetin duke nderuar njerëzit me autizëm.
Duhet t’i nderojmë çdo ditë me angazhimin dhe ndërveprimin tonë që t’u ofrojmë mbështetjen dhe kujdesin që u nevojitet, t’ua përmirësojmë cilësinë e jetës. Për të jetuar të pavarur, duke qenë bashkëpjesëmarrës në shoqëri.
Për të shtuar ndjenjën e përkatësisë, për jetë me dinjitet edhe me plot mundësi”, tha kryeministri Kurti.

Të tjera
-
Një teolog shqiptar flet për Euronews, pretendon se Irani e largoi uraniumin para sulmit amerikan
Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran tregoi në një intervistë për E...
-
SHBA i bën thirrje Kinës që të bindë Iranin të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoritet...
-
Trump: Iranit ia hoqëm bombën nga duart, do ta përdornin po të mundnin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka justifikuar sulmin ndaj objekteve bërth...
-
Sa kafe duhet të pini për të përmirësuar qarkullimin e gjakut?
Një studim i ri tregon se konsumimi i tre filxhanëve kafe në ditë mund të ulë...
-
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashk...
-
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale: oxhaket e KE...
-
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Ira...
-
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kos...
-
Rama: Shqipëria mbështet Trumpin për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se “, Shqipëria mbështet fuqishë...
-
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ...
-
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim ...
-
Ngushticat detare që mund ta ngulfasin botën
Ripostim i datës 10 janar 2022 (Diçka për Ngushticën e Hormuzit) Shkruan: ...