Kurti, ndërkombëtarëve: Kërkoni llogari nga Serbia, privoi komunat veriore nga zhvillimi
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 07 February 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë marrë mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89 për qind më shumë shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.
I pari i qeverisë tha se këto të dhëna janë marrë nga Departamenti i Buxhetit në ministrinë e Financave nga 14 vitet e fundit, teksa shtoi se gjashtë komunat me shumicë serbe që janë në jug, kanë performuar vazhdimisht më mirë se ato katër që janë në veri.
“Politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa 4 komunat në veri”, shkroi Kurti.
Tutje, ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e katër komunave veriore.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi i saj ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”, ka shkruar Kurti
Të tjera
-
“Zoti ju bekoftë”, Dervishaj falënderon gjithsecilin për besimin dhe mbështetjen, i vendosur të sjell ndryshime pozitive për qytetarët
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ambasadori italian e quan Rugovën “lider historik” në homazhe te varri i tij
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë homazhe te varri i ...
-
Bedri Hamza në “Solid”: Pas fitores së 9 shkurtit do të bëhet ma mirë për krejt kompanitë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë e...
-
Kosova s’ka të dhëna se kush voton
“Djemtë e rinj zgjodhën të djathtën e Trumpit pas fushatës së dominuar nga me...
-
Çitaku: Trump mund të na ndihmojë shumë, raportet me ShBA varen edhe nga kush na prin neve
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së dhe kandidate për deputete, me rasin e bet...
-
Artan Behrami e “kẚllë” edhe Suhodollin, rikthen fjalinë e Bajram Rexhepit për xhep të vogël
Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Artan Behrami, mbrëmë në vendbanimi...
-
Marco Rubio, betohet si sekretar i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Marco Rubio, është sekretari i ri i Shtetit amerikan. Rubio u betua sot pa...
-
Xhemaili në Prishtinë: Do të bëjmë shumë punë të mira për “Kosovën Fituese”
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ...
-
Iu ngrys fytyra- Videoja virale që tregon të birin e Trump duke i pëshpëritur diçka Bidenit
Barron Trump, i biri i Donald Trump, pati një ndërveprim të shpejt me ish-pre...
-
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvic...
-
“Kujtimi dhe respekti për të janë të pavdekshme”, Jeta Rafuna kujton Presidentin historik Ibrahim Rugova
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45, Jeta Ra...
-
KQZ akrediton edhe 15,889 vëzhgues të subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi edhe 15,889 vëzhgues të 21 subjektev...