Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për ndaljen e gjenocidit dhe emri i Albright, i përkasin të njëjtës fjali

Autori: Gazeta inFokus
22:48 | 27 April 2022
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së SHBA-së, Madeleine Albright në Uashington. Në një njoftim të fundit, Kurti tha se sot iu dha lamtumira në gruaje që ka kontrbuar “më shumë se gati çdokush tjetër për popullin tonë, në momentet e tij më të vështira”. Kurti ka përmendur edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, që ja marrë pjesë në këtë ceremoni.
Për Kurtin, emri i Albright lidhet ngushtësisht me ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë përmes ndërhyrjes së NATO-s.
“Nga ambasadore e ShBA-ve në OKB te Sekretare Amerikane e Shtetit, nga administrata e Presidentit Jimmy Carter tek ajo e Presidentit Bill Clinton, nga përvoja në fëmijëri si refugjate e persekutimit nazist te vepra e saj e fundit mbase më i rëndësishmi libër anti-fashist në shekullin XXI, Zonja Sekretare Madeleine Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët. Kurse për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali”, ka shkruar ai.
Kurti, po ashtu, ka njoftuar edhe për takimet që ka zhvilluar me personalitete të rëndësishme të politikës amerikane, gjatë ceremonisë.
“Në kuadër të ceremonisë, patëm rast të takoheshim me mysafirë të tjerë dhe miq të çmuar të Kosovës, duke përfshirë sekretarin aktual të Shtetit, z. Antony Blinken, ish presidentin e ShBA-së, z. Bill Clinton, ish zëvëndëspresidentin, z. Albert Gore, ish sekretarët e Shtetit znj. Hillary Rodham Clinton, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry, si dhe ish kongresistin z. Eliot Engel. Përveç Presidentit Joseph Biden, ish Presidentit Bill Clinton dhe ish Sekretares së Shtetit Hilary Clinton, fjalim prekës mbajtën edhe tri vajzat e saj: Alice, Anne dhe Katharine”, ka shkruar në fund Kryeministri Kurti.
Të tjera
-
Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Emshir
Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sot...
-
Lija e Majmunëve/ Moderna nis testimin për vaksinën
Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së maj...
-
“SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë”
Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur të njoftojë disa prej afganëve, që p...
-
Tragjedi në SHBA: 14 nxënës dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në Teksas
14 nxënës dhe një mësues u vranë pas të shtënave në një shkollë fillore në Te...
-
Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet
Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bas...
-
Dyshime për tentim-vrasje të biznesmenit nga Suhareka, Policia jep detaje
Para pak minutash u raportua se një tentim vrasjeje ka ndodhur ndaj drejtorit...
-
Antidroga arreston një person, i gjen heroinë në veturë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në ...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë kësaj mbrëmje. Tërmeti ka pasur n...
-
SHBA: Nënshkruhet rezoluta që mbështet aplikimet e Finlandës e Suedisë në NATO
Udhëheqësit e lartë demokratë dhe republikanë në Senat kanë nënshkruar një re...
-
Sali Rexhaj, që u përmend në postimin e Sami Kurteshit, i quan gënjeshtra pretendimet e zyrtarit te VV’së
Mërgimtari që jeton në Zvicër, Sali Rexhaj ka reaguar pasi që zyrtari VV-së S...
-
Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë
Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në rajonet lindo...
-
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përball...