Lajme

Kurti, Murati e Nagavci në konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 13 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë sot një konferencë për media, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi për media kjo konferencë thuhet se do të mbahet së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 11:00”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Konferenca është ftuar pas takimit që ka filuar nga ora 08:00 i Kurtit me përfaqësues të Këshillit Grevist, në krye me Rrahman Jasharajn.

Ndryshe nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera