Lajme

Kurti mungoi, përfundon takimi me liderët e Ballkanit në Tiranë, Rama përcjell zyrtarët

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 17 July 2023

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas takimit informal në Vilën 30 me liderët e Ballkanit Perëndimor Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe me praninë e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Gjatë takimit siç bën me dije Rama është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera