Lajme

“Kurti mundet me e thirrë Listën Serbe në telefon” – Blerim Latifi flet për formimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 10 February 2025

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në “Pressing” të T7 se lufta për pushtet mund ta bëjë që Albin Kurti ta thërras në telefon Listën Serbe për koalicion.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitonte shumicën, i duhen partnerë koalicioni.

Latifi tha se PDK-ja e AAK-ja e kanë bërë të qartë se s’ka koalicion, ai tha se edhe LDK-ja duhet ta qartësojë pozicionin – duke shtuar se Abdixhiku tha se do të jetë opozitë por në një moment emocional, pasi e mori rezultatin.

-Advertisement-

“Deklarata e tij reflekton sikur të fitonte 51%, ai bëri një lexim të gabuar të situatës elektorale, dhe ai lexim i gabuar nxiti qartësimin e partive opozitare që nuk llogarisin në asnjë formë bashkëpunimin politik për me kriju një Qeveri me Kurtin. Ditëve në vazhdim ne duhet të kërkojmë qartësim nga Abdixhiku çfarë qëndrimi do të mbajë”, ka thënë Latifi.

“Pushteti nganjëherë nën efektin e luftës për pushtet i harrojnë principet, hiç mos u çuditni sepse mundet edhe Listën Serbe me thirrë  në telefon”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera