Kurti: Mundësia e fundit për Qeverinë VV-LDK u pre nga shpata e gjatë e Bradashit
Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 25 March 2020
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti disa minuta para se të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së tij, ka thënë mundësia e fundit për t’u marrë vesh me LDK-në sonte u pre nga siç është shprehur “shpata e gjatë e Bradashit” duke aluduar në Agim Veliun.
Kurti ka thënë se ajo çka ka vërejtur nga bashkëpunimi i deritashëm me LDK-në është se vendimmarrjen në LDK e kanë ata që shkuan për ta takuar Grenellin, duke aluduar këtu në Zëvendëskryeministrin, Avdullah Hoti, ish ministrin Agim Veliu dhe Skender Hysenin, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se pas takimit që kishin në Berlin me Grenell, të tre këta morën shumë fuqi, gjë që reflektoi edhe në qeverisjen e tij.
“Dua ta falënderoj luftëtarin Anton Qunin që e shtriu dorën e dialogut. Ato tri elemente që kanë qenë si kushte janë çështje të dialogut që të merremi vesh por më vjen keq që kjo dorë e dialogut u shpreh me shpatën e gjatë të Bradashit. Vendimmarrja e LDK-së është në Prapashticë, e Bradash nuk është këtu. Unë po jua them hapur bindjen time nga bashkëpunimi me LDK-në, e kjo është që vendimarrjen në LDK e kanë ata që shkuan ta takojnë Grenellin. Hoti, Veliu e Hyseni kanë marrë shumë fuqi nga ky takim, e kjo ka reflektu edhe në qeverisjen time. Fuqia vendimmarrëse duhet të vijë vetëm nga populli, e jo nga lartë. Legjitimiteti vjen nga populli. Më vjen keq që nuk mund ta bëjmë dialogun sepse pa u bë 10 minuta, ai pritet”, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Të tjera
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...