Lajme

Kurti mori pjesë në promovimin e librit `Të Burgosurit e Ndërgjegjes`

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 17 December 2024

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999), botuar nga forumZFD programi në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, njofton Kryeministria.

Libri përmbledh histori personale të ish-të burgosurve politikë, burra dhe gra, të cilët jetuan dhunën, shtypjen dhe torturën në ish-Jugosllavi (1945-1999). Përmes intervistave të thelluara dhe dokumentimit historik, libri shqyrton strategjitë shtetërore të përndjekjes dhe shtypjes politike, përvojat e burgosjes, torturës dhe mbijetesës në izolim, rolin e rezistencës politike dhe aktivizmit për paqe dhe barazi, dhe kujtesën e disidencës dhe ndikimin e saj në historinë bashkëkohore.

“Duke qenë edhe vetë i burgosur i ndërgjegjes, besoj që botimi i këtij libri është shumë i rëndësishëm, për shkak se nuk dihet publikisht mjaftueshëm për kujtimet, përjetimet, përvojat dhe njëkohësisht mendimet që i kanë sot të burgosurit e ndërgjegjes e që janë një masë të kushtëzuara prej asaj në të cilën kanë kaluar edhe individualisht edhe kolektivisht ata. Besohet që diku bëhet fjalë për 666 shekuj në burg që nga përfundimi i luftës së dytë botërore e deri tani”, ka theksuar Kurti.

-Advertisement-

Ai falënderoi dhe përgëzoi profesorët Vjollca Krasniqi, Eli Krasniqi dhe Durim Abdullahu dhe të gjithë të intervistuarit për kontributin e tyre në finalizimin e këtij libri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera