Lajme

Kurti mirëpriti në takim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 26 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëprit sot në zyrën e tij, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë po shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.

Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera