Lajme

Kurti: Ministrat nuk janë të paprekshëm, deputetët e LVV-së janë votuar për të marrë pjesë në seanca

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 28 August 2022

Kryeministri Albin Kurti tha se ministrat dhe personeli i tij politikë në Qeverinë e tij nuk është i paprekshëm dhe se do të vlerësohen.

Kurti këto komente i bëri në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nga partia e tij janë votuar për të marr pjesë në seanca e jo për të munguar.

“Nuk mund ta nisim një punë që nuk e përfundojmë dhe nuk mund t’i lejmë punët në gjysmë, sepse sado të mira që janë ato, moszbatimi i tyre i deligjitimon. Duhet ta reformojmë edhe administratën e tonë publike, sepse nuk tolerohet një administratë që ka plotë element që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar deputetët e LVV-së për mungesat e tyre në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e staf politikë gjatë kësaj kohe, sepse kemi pasur probleme të tjera, por e dimë që asnjëri dhe askush nuk është i paprekshëm. Në raport me deputetët e Kuvendit, asnjëri nuk duhet ta harroj se për çka është votuar. Askush nuk e ka votuar deputetin tonë që të mungojë në seanca”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera