Kurti merr pjesë në festimin e 209 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Norvegjisë

Autori: Gazeta inFokus
22:14 | 17 May 2023
Me ftesë të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në festimin e 209- vjetorit të miratimit dhe nënshkrimit të Kushtetutës së Norvegjisë.
Në fjalën e tij për nder të kësaj dite, kryeministri tha se kjo Kushtetutë konsiderohet gjerësisht si një nga kushtetutat më liberale dhe demokratike në botë dhe e cila mbush shoqërinë dhe institucionet norvegjeze me bindjet themelore të demokracisë, të lirisë së bazuar në barazi dhe të drejtat e njeriut.
“Sot, fëmijët e tyre po i bashkohen gjithashtu paradës së fëmijëve në Oslo dhe festimeve në të gjithë Norvegjinë. Ata janë bërë pjesë integrale e shoqërisë norvegjeze dhe kanë mbetur pjesë integrale edhe për Kosovën. Ata janë një urë lidhëse e paçmuar mes dy vendeve tona. Ata i bëjnë demokracitë tona më të forta dhe kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike”, u shpreh ai.
Kryeministri veçoi se Norvegjia luajti një rol kyç njëzet e katër vjet më parë kur Kosova u kërcënua nga gjenocidi, dhe ka vazhduar të jetë një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme teksa ne ndërtojmë një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...