Lajme

Kurti me video-mesazh u bën thirrje serbëve që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 17 January 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e gjeneratës së re të policëve në Policinë e Kosovës.

Kurti teksa kanë mbetur më pak se 10 ditë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e policisë për të garantuar siguri në komunat veriore.

“Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë, ftoj të gjithë qytetarët nga të gjitha komunitetet pakicë në Kosovë që të aplikojnë në thirrjen e hapur për gjeneratën e re të policëve, të përkushtuar për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në komunat veriore të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti në Twitter krahas videos me thirrjen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera