Lajme

Kurti me video mesazh iu drejtohet qytetarëve: Të përgatitemi së bashku për atë që na pret ditëve në vazhdim

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 29 March 2020

Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti pëmes një videomesazhi drejtuar qytetaarëve ka thënë se duhet që së bashku të përgatitemi për atë që na pret në ditët në vazhdim.

Kurti në këtë videomesazh ka thënë se masat e marra me kohë të qeverisë së Kosovës kanë dhënë rezultat në numrin e vogël të rasteve në krahasim me vendet e tjera.

Në ditën e 16 që kur u regjistrua personi i parë i prekur me koronavirus, Kurti tha se që nga dita e parë është kërkuar që kjo situatë të merret me qetësi, me kujdes dhe higjienë të shtuar, por pa panik.

-Advertisement-

Kurti tha se garanton qytetarët se Kosova nuk do të mbetet pa miell dhe pa asnjë produkt ushqimor siq e ka pasur gjithmonë.

“Kjo nuk do të thotë që kjo nuk është situatë serioze, në fakt është situata më serioze që kemi pasur që nga lufta e fundit para më shumë se dy dekada. Sonte dua të flas me ju si kryeministër i vendit, që ju më keni zgjedhur me votat e juaja. Si popull jemi testuar shpesh herë se sa të fortë jemi përballë armiqve të dukshëm të padukshëm, por edhe sa të unifikuar jemi përpara sfidave të përbashkëta”, ka thënë Kurti në këtë videomesazh./Gazeta inFokus/

Ky është videomesazhi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera