Lajme

“Kurti më tha se nuk i beson”, Konjufca i reagon Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 30 September 2020

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pasi ky i fundit ditë më parë deklaroi se kreu i VV’së, Albin Kurti, i paska thënë Thaçit se nuk i beson Konjufcës.

Hashim Thaçi deklaroi në Pressing se gjatë një takimi me Kurtin që patën në presidencë, gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër, për të diskutuar lidhur me dialogun, ky i fundit ka thënë se nuk i beson Konjufcës.

“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet. Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “Ti e di i kujt është ai”.

-Advertisement-

Ndërsa Konjufca ka thënë se raportet me Kurtin janë të shkëlqyeshme, më të mira se kurrë më parë.

“Raportet janë të shkëlqyeshme, ma të mira se kurrë. Janë maksimumi i të mirës. Thaçit i pengon kjo dhe mendon se na dëmton përmes përçarjes. Është projekt i hershëm i tij, kurrë nuk ia ka dalë”, ka thënë Konjufca në Dukagjin.

Madje ai siguroi se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë kësisoj.

“Bashkëpunimi me Albinin nuk do të ndryshojë kurrë”, shtoi Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera