Lajme

Kurti me ofertë për opozitën për zgjedhjet e parakohshme: I bëjmë bashkë numrat nëse duan

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 21 March 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje duke i bërë edhe një ofertë opozitës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo ofertë e tij erdhi pasi i pyet për zgjedhje të parakohshme duke u pyetur edhe për numrin e opozitës për shpërbërjen e Kuvendit.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën pra Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje”, deklaroi Kurti.

-Advertisement-

“Ju e dini që si kanë numrat”, shtoi gazetarja.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja. Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, u shpreh Kurti.

Tutje i pari i ekzekutivit u shpreh shumë i sigurt.

“Sigurisht, gjithmonë gati për zgjedhje”./Gazeta Infokus/

A ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit, përgjigjet Kurti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera