Lajme

Kurti me mesazh grave e vajzave në Kosovë, pak para protestës

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 23 September 2018

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpërndarë një video mesazh për gratë e vajzat në Kosovë.

“Gratë kanë dhënë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur.

Pak këngë ka për to, pak monumente, pak emra rrugësh”, nis ai fjalimin e tij përmes videos që ka shpërndarë një javë para protestës së paralajmëruar për të shtunën, kundër presidentit dhe ideve të tij për territorin e Kosovës.

-Advertisement-

Kurti thotë se ndonëse ato janë të angazhuara shumë, kontributi I grave dhe vajzave është heshtur.

Por, thotë se sot është koha që ato të japin kontributin e tyre për ruajtjen e shtetësisë dhe pavarësisë.

Problemet e tyre, që edhe i përmend disa, thotë janë të shumta po s’munden të ndalen pa e ndalur këtë pushtet prej “burrash zullumqarë”.

Shikojeni videon e tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera