Kurti me Mehajn bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 31 December 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në përmbyllje të vitit kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.
Mehaj, ka thënë se muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropain nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut
“Në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm, nderojmë ata të cilët na frymëzuan dhe na frymëzojnë çdo ditë në angazhimin dhe punën tonë”, ka shkruar Mehaj.
“Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe familjen e bacës Adem, bëmë nderime tek varri i Adem Demaçit, ai do të mbetet përgjithmonë kryefjala e qëndrueshmërisë dhe rezistencës sonë kombëtare”.
“Muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropain nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut”.
I pari i Mbrojtjes theksoi se Adem Demaçi dhe Adem Jashari do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak.
“Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak. Lavdi!”

Të tjera
-
Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndër...
-
Vetaksident në Gurrakoc, vetura përfundon brenda pompës së derivateve
Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Në pamj...
-
Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij
Ish-presidenti Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të ...
-
Lansimi i “Programit Master për Energjetikë”, Bajrami-Kurtit: Asnjë meritë s’e keni, lëri punët e të tjerëve
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që li...
-
Selimi: Votojeni nesër propozimin e VV-së për kryetare të Kuvendit
Në prag të seancë së nesërme, ku do të bëhet tentativa e 21-të për konstituim...
-
Osmani takon Delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje e zhvillim ekonomik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Dayton ka takuar Delegacionin e Kongre...
-
Je ndjerë e zhgënjyer e humbur? – Befason si asnjëherë më parë Edlira Qefalija Zeka me këtë përgjigjje
E ftuar në emisionin “Zgjohu” prodhim i Gazetës Infokus, Edlira Qefalija Zeka...
-
Aksident i rëndë mes dy veturave në Veternik
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, shk...
-
Policia spanjolle godet klanin mafioz shqiptar, mbushën Kataluninë me dro*gë
Policia spanjolle në Kataluni (Mossos d’Esquadra) goditi një klan të mafisë s...
-
Kallas ua përsërit mesazhin: Liderët t’i lënë ndasitë anash- qeveria të formohet sa më shpejt – Kosova në plan të parë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përfunduar këtë j...
-
“Më ka shkatërruar” – Edlira, gruja e Milaim Zekës shpërthen në lot, pasi flet për humbjen më të madhe në jetë
Bashkëshortja e Milaim Zekës, Edlira Qefalija Zeka ishte e ftuar këtë javë në...
-
Gjuriq ankohet për Kurtin në një takim me disa kongresmenë amerikanë: Veprimet e tij janë kërcënim i madh për stabilitetin rajonal
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka njoftuar se sot në Dejton është tak...