Lajme

Kurti me “batutat” e tij edhe për marrëveshjen finale: Më thanë marsi ju thashë pse jo shkurti, thashe në rregull marsi, ata e lanë krejt

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 23 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka shpalosur detaje nga negociatat 8 orëshe të së hënës, në Bruksel.

Kurti ka deklaruar se në ftesën për takim ka qenë muaji mars i vitit 2023 si një datë për përfudnimin e bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit ?”draft statement” që synohej në fund të bëhej publike, është paragrafi kur thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Andaj edhe kam shkuar. Për herë të parë ka afat, dhe e dini se çfarë kam kërkuar unë aty që të jetë shkurti i vitit 2023. Pse të jetë marsi kur mund të jetë shkurti? Ma shpejtë ma mirë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Derisa kryeministri ka vazhduar “batutat” e tij të famshme edhe për procesin e dialogut duke thënë se ka kërkuar që bisedimet të përfundojnë në fillimin emuajit shkurt.

“Jo tha nuk bën shkurti por marsi, unë thashë shkurti ata thanë marsi. Në fund unë pranova thashë po e lejmë marsin, po ata e lanë krejt. Çfarë të bëj, pra në ftesë është nuk është marsi ftesë e imja. “before march” thotë aty. E në fakt unë kisha qef me e qit para shkurtit që i bjen janari. Para një marsit  me u bë marrëveshja mua ashtu më kanë ftuar me atë ftesë”, ka thënë ai.

Ndërsa ai ka përmendur edhe përfaqësuesin e BE-së ne bisedime, Jopep Borrel për të cilin ka thënë se nuk ka treguar seriozitet në negociata./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera